Advertisement

Në familjen e kryedemokratit Lulzim Basha sot ka pllakosur zia, pasi kreu i Partisë Demokratike ka humbur të atin. Burime për Dosja.al kanë konfirmuar se Xhelal Basha ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të tumorit që i kishte prekur kokën dhe prej muajsh luftonte me të.

Sot, babai i kreut të Partisë Demokratike, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij. Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke shpresuar se do ta mposhtte sëmundjen e rëndë, e cila fatkeqësisht sot i mori jetën.

Për herë të fundit që Basha i shfaqi në publik prindërit e tij ishte kur e ëma e kryedemokratit kishte ditëlindjen, në qershor të vitit 2020. Bashkë me të vëllanë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u “zhvesh” nga roli i politikanit, dhe shkoi në shtëpi për t’i bërë një urim të veçantë, që e ndau dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Advertisement

By admin