Një mjeke pneumologe dhe një infermiere janë d hunuar në mjediset e poliklinikës së specialiteteve në Fier, gjatë orari të tyre të punës. Mësohet se mjekja Erjola Minjo dhe infermierja Erinda Shuli kanë qenë gjatë orarit të vizitave, kur në mjediset e poliklinikës, dhe pikërisht në dhomën e mjekut ka hyrë shtetasja 28-vjeçare Viola Selimaj e cila ka kërkuar të kryej vizitën pa plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, për nënën e saj.

Në këtë kohë mjekja dhe infermierja kanë kërkuar që 28-vjeçarja të bënte më parë të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të kryer ekzaminimin e së ëmës, e më pas të kthehej.

Një fakt i tillë mesa duket nuk i ka pëlqyer 28-vjeçares, e cila ka nisur fillimisht të bërtasë e të kërkoj me ngulm kryerjen e vizitës për të ëmën. Duke hasur në këmbënguljen e bluzave të bardha për të respektuar ligjin dhe rregullat e vendosura, 28-vjecarja i ka goditur ato me shkelma e grushte e më pas është larguar nga mjediset e poliklinikës.

Fill pas kësaj është njoftuar edhe policia e Fierit, ndërsa specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetases Viola Selimaj, 28 vjeçe, banuese në Levan, e cila për motive të dobëta ka goditur shtetaset Erjola Minjo dhe Erinda Shuli, mjeke dhe infermiere në poliklinikën e Fierit.

By admin