Dy prokuroret e Prokurorisë së Elbasanit, Ermira Tafani dhe Armanda Xhaferri, kanë dhënë dorëheqjen. Siç raporton gazetarja e Klan Neës, dorëheqjen e dy prokuroreve janë dorëzuar sot pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nuk dihet ende motivacioni që ka shtyrë këto dy prokurore që të largohen nga sistemi i drejtësisë.

Si Tafani dhe Xhaferri mësohet se nuk e kishin kaluar ende Vetting, por pas këtij vendimi ato nuk do të përballen me këtë kontroll për pasurinë, integritetin dhe figurën./tvklan

By admin