Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohen për trafik droge. Skerdi Meta 18 vjeç dhe Edmond Luli, 29 vjeç, janë vëjnë në pranga për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia ka sekuestruar në këtë operacion 16 kg lëndë narkotike cannabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.
Njoftimi i policisë
Elbasan /Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Sekuestrohen rreth 16 kg lëndë narkotike cannabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.
Vihen në pranga 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtarin kriminale. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shisnin në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Shënkolli”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. M, 18 vjeç dhe E. L, 29 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve S.M., dhe E.L., në lagjen ‘Shënkoll”, Elbasan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannbais, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.