Gjatë ditës së djeshme ka patur tensione mes Arditit dhe Palomës. Gazetarja ka shpërthyer në tone të ashpra ndaj tij, madje me zë të lartë e ka pyetur “a je gay”. Por këngëtari Ardit Çuni nuk ka rënë pre e shpërthimit të saj, duke reaguar mjaft i qetë dhe duke i kthyer përgjigje Palomës.

Ndërkohë menjëherë pas këtij debati, në rrjetet sociale, ndjekësit kanë “masakruar” Palomën duke i thënë që duhet t’i vijë trup që po bën një gjë të tillë për të rënë në sy dhe për të tërhequr vëmendje. Ndërkohë nga ana tjetër kanë komplimentuar Arditin për durimin e tij.

By admin