Big Brother VIP – Ka pak javë që shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve ka hapur dyert dhe duket se ka gozhduar përpara ekranit të Top Channel gjithë publikun. Si asnjëherë më parë, “Big Brother” erdhi në ekranin e publikut shqiptar me një format tjetër dhe special. Shtëpia e cila është krejtësisht e re dhe super e madhe, kësaj radhe ka si banorë personazhe të njohur të ekranit.

Këta të fundit të cilët janë të mësuar nga kamerat, por jo të vëzhguar 24 orë pa pushim, duket se tashmë nuk e kanë problem që publiku i shikon non stop. Madje në disa raste duket sikur harrojnë se dikush jashtë shtëpisë po i dëgjon dhe kanë nisur që të rrëfejnë histori shumë personale të tyre.

Yjet tani po tregojnë një anë krejt tjetër nga çfarë ne jemi mësuar t’i shohim nën filtrin e spektaklit dhe ekranit.

Nga ana tjetër, publiku që i ndjek dhe herë pas here është shumë kuriozë që të dijë sa më shumë për jetën e tyre private, pyesin nëse gjithë këto rrëfime po i bëjnë për më shumë vëmendje, famë apo janë të sinqertë në gjërat që thonë.

Për famë apo pjesë e lojës?! Pse VIP-at e Big Brother po

Ishte aktorja e dashur për publikun, Arjola Demiri, ajo që tregoi e para historinë e saj me ish-bashkëshortin, që duket se ende i ka lënë plagë të hapura. Teksa ka zbuluar se ish- partneri e ka tradhtuar, ajo ka shprehur dhe dashurinë e madhe që kishte për të, madje u shpreh se e ka dashur më shumë se fëmijët e saj.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë. I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, rrëfeu Arjola gjatë një sfide që “Big Brother VIP” kishte vendosur për banorët.

By admin