Pas protestës së studentëve që refuzojnë vaksinimin por hyrja e tyre në universitet u ndalua ditën e sotme nga policia, ka folur kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për EuroNews Albania, Rama tregoi se çfarë do ndodhë nëse studentët refuzojnë vaksinimin.
“Duhet menduar pozitivisht, duhet nisur nga ideja që çdokush nga ata vajza djem kanë nevojë për pak siguri dhe inkurajim pak mbështetje dhe duhet provuar që në mënyrë të butë ata të binden.
Normalisht të pavaksinuarit nuk duhet të marrin pjesë në mësim por kjo është një çështje të autoriteteve sepse qeveria nuk çon forcat që të nxjerrë studentët jashtë, universitet janë autonome”, tha Rama.