Grupi hetimor ka në tavolinë një pistë hetimi për humbjen e jetws sw katër turistëve rusë: atë të vŗasjes. Mësohet se paraprakisht u raportua se dy çiftet ishin asfiksuar në dhomën e saunës të kompleksit “Gloria Palace” në Qerret ku dhe u gjetën të pajetë, por tashmë hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Pasi ra poshtë edhe pista e helmimit, duke qenë se Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe, kishin ngrënë drekë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kurse në hotelin ku ishin vendosur në Qerret, nuk kishin porositur pije apo ushqime.

Tashmë prokurorët dyshojnë se mund të kemi të bëjmë edhe me një vŗasje, por gjithsesi hetimet janë në vijim e sipër. Pritet të zbardhen detaje në lidhje me jetën apo profesionin e katër viĸtimave që mund të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

By admin