Ermal Mamaqi ka punuar gjithmonë mes femrave si në emisionet e tij televizive ashtu edhe në filmat që ka prodhuar. Mirëpo, a është xheloze bashkëshortja e tij, Amarda Toska? Vetë moderatorja, i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, në një “mini-intervistë” virtuale me ndjekësit e saj, të zhvilluar në Instagram, “metodë” që e praktikon sa herë gjen pak kohë të lirë.
“A je ndopak xheloze për Ermalin?”, e pyet një ndjekëse, të cilës Ami ka zgjedhur t’i përgjigjet me sinqeritet të plotë.
“Duhet gjithmonë se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty”, ka shkruar moderatorja, duke dhënë indirekt një përgjigje, e bashkë me të edhe një sugjerim për të gjitha vajzat dhe gratë që e ndjekin atë.
Ndërkohë, edhe vetë Ermali e ka konfirmuar këtë, në një intervistë të tijën para pak kohësh, ku konfirmoi se Ami është xheloze, mirëpo siç ai tregoi me humor, “i paraprin” të keqes, duke i thënë se i ka inat, disa prej vajzave me të cilat ai ka punuar