Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj janë dy prej protagonistëve më të përfolur brenda “Shtëpisë së “Big Brother”. Për shkak të afrimitetit të tyrë, publiku ngre dyshimet se mes tyre ka dicka më shumë se thjesht miqësi. Kjo është komentuar negativisht nga ndjekësit, kjo për faktin se Donaldi ka qenë i dashuri i shoqes së ngushtë të Semit, moderatorja e njohur Bora Zemani.

Si duket pavarësisht ndarjes së ish-çiftit, Donaldi dhe Semi vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira bashkë dhe nuk ngurojnë të rrinë afër njëri-tjetrit.

Mirëpo së fundmi dicka më shumë ka ndodhur dhe ka ngritur dyshimet e publikut në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ditën e djeshme Donaldi ka shkuar në vaskën ku po lahej  Semi dhe e ka surprizuar duke i vendosur një kurorë me lule në kokë.

Gjithësesi nga biseda e bërë mes Semit, Donaldit, Palomës dhe disa banorëve të tjerë, këngëtarja ua bëri të gjithëve të qartë se mes saj dhe Veshajt nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri që do të vazhdojë pavarësisht të gjithave.

By admin