Vďekja e një vajze 18-vjeçare po hetohet nga policia në Turqi pas gjetjes së një letre ku ajo akuzonte babanë e të dashurit për abuzim seĸsual dhe vŗasjen e saj. 18 vjeçarja Aleyna Aggul, ra nga apatamenti i katit të pestë të shtunën që shkoi në Igdir të Turqisë dhe për pasojë humbi jetën.
Por teksa policia kontrollonte apartamentin e saj, një letër në dukje e shkruar nga e ndjera fajësonte një burrë 42-vjeçar që është aŗrestuar. Në letër vajza akuzonte pas humbjes së jetës, babanë e të dashurit të saj, duke shkruar: “Gokhan Argin është përgjegjës për vďekjen time”.
Sipas rrjetit vendas Haberler, Aleyna kishte qenë prej kohësh në një lidhje me të birin e të akuzuarit. Por Gokhan, i cili punon në biznesin e ndërtimit, kishte shantazhuar Aleyna pasi kishte marrë fotot e zhveshura të saj në celularin e të birit.
Sipas akuzave, ai e kishte thirrur Aleyna në zyrën e tij dhe i kishte bërë shantazh me fotografitë dhe kishte abuzuar seĸsualisht me të.
Vajza shkruante se babai i të dashurit të saj i kishte thënë: “Kam fotot dhe videot e tua. Nëse nuk bindesh, do t’ia tregoj ato familjes tënde dhe miqve të tu. Të gjithë do ta dinë se cila je”. Vajza raportohet se një ditë para se të humbte jetën kishte bërë një ankesë në polici, sipas mediave.
Por më pak se 24 orë më vonë, adoleshentja që raportohet se vuante nga depresioni, ishte gjetur pa jetë poshtë pallatit.