Gazetari i emisionit “Zona Zero” në Top News,Thimi Samarxhiu, tregoi sot në studio rastin e një shqiptari, banues në SHBA, që i kishte bërë një kërkesë Departamentit Amerikan të Shtetit pas shpalljes non-grata të Sali Berishës.

“Kërkesa e drejtuar DASH u bë më 9 qershor, 2-3 javë pas shpalljes non-grata të Berishës nga Blinken,” tregon gazetari.

Sipas tij, kërkesa ishte bërë për të dhëna nga data 1 janar 2000 deri më 8 qershor 2021.

Ndërkohë përgjigja e ardhur nga DASH:

“Zyra refuzon kërkesën tuaj të shkruar, sepse nuk ka arsye të forta për të shtyrë Departamentin të bëjë kërkime. Një kërkesë e tillë duhet të ketë shumë arsye të forta në mënyrë që personeli i Departamentit të fillojë kërkimet mbi çështjen përkatëse. Detaje të tilla përfshijnë subjektin, afatin kohor dhe emrat e të gjithë individëve të përfshirë, një numër kontakti si dhe arsyet pse kërkuesi beson se Departamenti mund të ketë të dhëna mbi subjektin në fjalë”.

By admin