Advertisement

Në një fjalim në konferencën e Partisë Konservatore kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se do të vazhdojë punën për rritjen e nivelit të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar. Në fakt fjalimi 45 minutësh u shoqërua me batuta, por mesazhi thelbësor i tij u përcoll. Johnson u shpreh se qeveria e tij do të arrijë një ekonomi me rroga të larta dhe taksa të ulëta si dhe u zotua të përmirësojë kushtet për kujdesin social.

Johnson theksoi se fitorja dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019 e ka ngarkuar qeverinë e tij me përgjegjësi të madhe për të ofruar ndryshimin e nevojshëm dhe aq shumë të kërkuar nga qytetarët. Ai gjithashtu përsëriti zotimet e përcaktuara gjatë konferencës së partisë së tij këtë javë në Mançester për të goditur krimin, për të përmirësuar lidhjet e transportit dhe brezin e gjerë dhe për të reformuar tregun e shtëpive.

Advertisement

By admin