Një konflikt i çastit mes klientit dhe kamarierit në një lokal në Elbasan, ka përfunduar me humbjen jetws sw këtij të fundit. Gazment Kurmaku, 57-vjeç, kryekamarier, ka ndërruar jetë në spital pas 5 ditësh, pasi u godit me sende të forta nga klienti, Erjon Llapushi, 53-vjeç.
Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty. Këtu ka nisur debati mes tyre dhe Llapushi e ka goditur, ndërkohë që 57-vjeçari pas goditjeve fizike është përplasur dhe me një nga tavolinat në lokal.
Për pasojë ai mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë dhe sot ka ndërruar jetë. Sakaq Erjon Llapushi vazhdon te jete i lire dhe është shpallur në kërkim nga policia, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes pas konfliktit. Erjon Llapushi, nga Pogradeci, rezulton me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që ndaj tij rëndon akuza ‘vŗasje me dashje’.