David Glashin, dikur ishte një milioner që zotëronte një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa Guinen e Re. Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, e pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987, ai humbi pjesën më të madhe të pasurisë. Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë.
Atje i bënte shoqëri vetëm qeni. “Dua të vďes këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka shpjeguar David në filmin dokumentar që flet për jetën e tij.
Ish-milioneri pranon se ndonjëherë i mungojnë bisedat me njerëz, dhe thotë se do të dëshironte që dikush ta vizitonte. Atij i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se nëse e gjen veten në bela nuk ka kush ta ndihmojë. “Duhet të mendoni pozitivisht gjithë kohën përndryshe do të çmendeni”, ka shtuar ai.