Starbucks Barista Gets $37K in Tips After San Diego Woman Shames Him for Telling Her to Wear Mask Lenin Gutierrez https://www.gofundme.com/f/tips-for-lenen-standing-up-to-a-san-diego-karen?utm_source=customer&utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_medium=copy_link-tip&fbclid=IwAR3sac-WtZ2bAErP7S2Wba6W3Smr_DJgT0rzazdW6tat1erLk2ARenMPnMY Credit: GoFundMe

Një grua në San Diego të SHBA-ve nuk u shërbye nga kamarieri në një lokal të Starbuks pasi ajo nuk kishte vendosur maskën si mbrojtje ndaj koronavirusit. E irrituar dhe tepër e nervozuar, ajo shkrojti në Facebook një postim me titullin: Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën.

Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një përjashtim mjekësor. Në postimin e saj pati shumë komentet negative. Disa ishin të durueshëm, duke i shpjeguar Gilles se punonjësit e Starbucks thjesht po ndjekin protokollin, ndërsa disa ishin më pak të sjellshëm.

Gilles nxiti komentuesit duke iu përgjigjur disa prej tyre. Maska është budallallëk dhe po kështu janë njerëzit që i veshin, shkroi ajo. Që nga e premtja, në postimin e saj pati 133 mijë komente.

Ndërkohë, një person i quajtur Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan Gilles dhe as kamarierin Gutierrez, krijoi një llogari në GoFundMe në mbështetje të tij.

Po atë ditë në mëngjes, në llogari ishin mbledhur mbi 30,000 dollarë për Gutierrez. Ai shprehu mirënjohjen e tij si në faqen GoFundMe ashtu edhe në faqen e tij personale në Facebook.

Unë thjesht kam dashur të them faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe ajo që të gjithë po bëjnë është një nder, por thjesht kam dashur t’i kujtoj të gjithëve që të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin, dhe ta duan njëri-tjetrin dhe të kujtojnë vendosjen e maskës, tha ai.

By admin